Ushqime

Bajamet, frutat e thata me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin tonë

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë. Kur e përmendim bajamen asnjëherë nuk mendojmë edhe për varietetin e egër të saj i cili është edhe më i shëndetshëm dhe më kurativ për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Bajamja gjendet në shumë zona të Shqipërisë, më tepër në zonën e Mallakastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Beratit. Por edhe veriu i vendit ka një numër të madh të këtyre pemëve.

Përqendrimi i vlerave ushqyese tek farat në përgjithësi është tepër e madhe pasi ato përmbajnë të gjithë elementët jetësore që e bëjnë farën të zhvillohet më pas në një pemë, ndaj ekspertët rekomandojnë që e nevojshme për trupin tonë është që të konsumojmë deri në tre bajame në ditë për të rriturit, ndërsa për të vegjlit do të mjaftonin edhe dy kokrra.

Artikull me interes :   Si t’i bëjmë fëmijët që të hanë perimet

Obeziteti dhe diabeti janë dy nga problemet shëndetësore që bajamja e egër i lufton ato në mënyrë të drejtë për drejtë. Fruti i bajames përmban shumë vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.

Sëmundje të tjera që bajamja lufton janë ato të zemrës, kontrollon dhe stabilizon kolesterolin e keq në gjak, vitamina E që përmban është një antioksidant i shkëlqyer, lufton fortë arteriosklerozën, Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe gjithashtu thuhet se zgjat jetën tek njerëzit. Kockat dhe dhëmbët janë organe të tjera që përfitojnë vlera të jashtëzakonshme prej bajames dhe meqenëse nuk përmbajnë fare sheqer ato ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.