Kuriozitete

Arrestohet picajoli italian që prodhonte pizza me “kripë” speciale, dmth kokaine

Askush nuk e kishte menduar një ditë do të gatuhej pizza me kokainë në vend të kripës. Por jo për tu vendosur në menu, sepse kjo pizza ishte ishte për një “klientelë” të vecantë.

Kjo ishte thjesht një mënyrë për të organizuar shpërndarjen e drogës nga pronari i një picerie italiane në Giussano, por që përfundoi i arrestuar nga policia.

Pronari 38-vjeçar, bashkë me pizzën u dërgonte klientëve edhe “kripën”, dmth kokainën. Klientët kur bënin porosinë, kërkonin “pizza speciale”.

Pas disa dyshimeve dhe informacioneve, policia e vuri në vëzhgim picerinë dhe ndaluan një klient që sapo kishte dalë nga piceria me një qese të bardhë.

Gjatë kontrollit në piceri, policia gjeti rreth 50 doza kokaine, të fshehur nëpër kavanoza. / Punë Burrash