Këshilla

Si të bëni aromatizues natyral për shtëpinë

Ndonjëherë për të parfumosur shtëpinë, shpenzohen shumë para për blerjen e produkteve ku në të shumtën e rasteve nuk janë me bazë natyrale edhe pse aromën e kanë shumë të këndshme. Ndoshta nuk ju ka shkuar kurrë në mendje, por është e mundur që të realizohen në shtëpi dhe në mënyrë të thjeshtë duke përdorur shkopinj, lëkurë agrumesh, bimë me aromë të mirë, erëza, e të tjera.

Është e vërtetë se nuk duhet hedhur kurrë asgjë, edhe lëkurat e agrumeve, të cilat mund të jenë të dobishme për të krijuar aroma të këndshme dhe natyrale. Gjithashtu mund të përdoren gjethet e bimëve me aromë të mirë. Kombinimi i të gjitha këtyre përbërësve, uji, alkooli dhe vajrat e tjerë esencialë, mund të bëjnë që shtëpia juaj të mbajë erë të mirë. Ne do të ju tregojmë se si ta realizoni aromatizuesin e shtëpisë.

Artikull me interes :   Momenti kur i konsumoni frutat është i rëndësishëm për shëndetin

Materialet që ju duhen:

Enë qelqi, për shembull një kavanoz të vogël ose një shishe
Shkopinj druri (si ato të shishqebapëve)
Alkool (1/4 filxhan)
Ujë (3/4 filxhan)
20 pika vaj esencial dhe këtë mund ta zgjidhni sipas shijes
Lëkura limoni, portokalli, mandarine apo grejpfruti
Bimë apo erëza të freskëta (borzilok, rozmarinë, kanellë, karafil, nenexhik)

Instruksionet:

Zgjidhni një enë qelqi me një grykë jo shumë të gjerë për të zvogëluar avullimin e lëngut që ndodhet brenda, por që njëkohësisht ajri i dhomës suaj do të jetë i këndshëm, me një aromë mjaft natyrale. Gryka jo shumë e gjerë e enës së qelqit do të bëjë që lëngu të zgjasë më shumë. Vendosni brenda enës së qelqit copat e bimës aromatizuese, shtoni ujë dhe alkool.

Artikull me interes :   Më të dobët për 10 ditë: dieta e re detox me 10 lëvizje

Më pas hidhni disa pika të vajit esencial. Pozicionojeni enën e qelqit aty ku ju keni më shumë nevojë dhe më pas fusni brenda shkopinjtë e drurit dhe shtëpia juaj do të mbajë një aromë shumë të këndshme. Pas 30 ditësh është mirë që ju ta pastroni enën sepse krijohen kërpudha brenda saj dhe mjafton që të përgatisni një tjetër.

Burimi: Gazeta-Shqip.com