Ushqime

ABC-ja e shtatzënisë

Nënat e ardhme mund të përgatiten për një shtatzëni të mirë duke ngrënë ushqim të shumëllojshëm dhe të pasur në kalori, marrë acid folik 1-3 muaj përpara shtatzënisë, mbajtur nën kontroll peshën e trupit, ndaluar pirjen e duhanit, duke qënë në lëvizje çdo ditë. Shtatzënia është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk u përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale, por edhe nevojave të një krijese të re. Një ushqim i mirë në shtatzëni është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqënien e vetë gruas.

Gjatë shtatzënisë, i jepet një shans të gjithë familjes për të rishikuar mënyrën e ushqimit dhe të jetesës.

Ushqimi gjatë shtatzënisë

Gratë nuk kanë nevojë për ushqim të veçantë edhe pse presin një fëmijë. Ushqimi i zakonshëm, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, plotëson nevojat si të nënës ashtu edhe të fëmijës, me disa përjashtime të vogla.

Grave shtatzëna p.sh. ju rekomandohet të marrin vitaminë B, acide folike në formë tabletash dhe mundësisht të hanë ushqime të pasura me acid folik, pasi acidi folik ul mundësinë e dëmtimit të embrionit. Në të njëjtën kohë, duhet që gratë të marrin vitaminën D si plotësuese. Vitamina D gjendet tek tabletat dhe vaji i peshkut si dhe multivitaminat. Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, si dhe disa produkte si p.sh. peshk apo mish duhen të mos përdoren të pagatuara gjatë kësaj periudhe. Ushqimi i mirë luan një rol shumë të rëndësishëm në gjendjen dhe shëndetin e nënës së ardhshme, si dhe ndihmon në shtimin e peshës me masë, gjatë shtatzënisë. Edhe pse nevoja për më tepër kalori rritet gjatë muajve të shtatzënisë, nuk do të thotë që, gratë shtatzëna duhet patjetër të përdorin sasi më të madhe ushqimi nga ajo që përdornin më parë, kjo sepse shumica e grave çlodhen më shumë dhe lëvizin më pak sidomos gjatë periudhës së dytë të shtatzënisë. Shtesa normale e peshës gjatë shtatzënisë – është më se normale dhe e dëshirueshme të shtohet në peshë.

Artikull me interes :   8 ushqimet që mbretëresha Elizabeta nuk i ha kurrë

Duhet t’i jepni vetes kohën e duhur për të ngrënë 3-5 vakte në ditë Shumë njerëz e kanë bërë zakon të hanë në mënyrë të çrregullt ose me nxitim, duke shmangur kështu vaktet kryesore. Është më mirë për nënën dhe fëmijën që të gjejnë kohë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë, si dhe diçka të vogël midis vakteve kryesore. Në këtë mënyrë, sigurohet që ushqimi i cili i dërgohet fetusit në barkun e nënës, të jetë në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë. Mirë është që gruaja të hajë më ngadalë, me shije dhe me sasi të bollshme. Mirë është të hahen ushqime të ngrohta që përmbajnë peshk, mish ose fasule çdo ditë. Rekomandohet përdorimi i vajit në ushqim dhe në sallatë. Gratë që hanë shpesh ushqime të gatshme si dhe ëmbëlsira dhe pinë shumë lëngje me gaz gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuara të shtojnë shumë në peshë dhe të mos plotësojnë përbërësit e duhur ushqimorë. Midis tyre janë yndyrat omega -3, që janë të domosdoshme për zhvillimin e sistemit qendror nervor. Për këtë arsye, grave shtatzëna, ashtu si edhe atyre jo shtatzëna, ju rekomandohet të hanë peshk të paktën dy herë në javë, ose më shumë.

Acidi folik – Mbrojtës kundër dëmtimeve të fetusit

Të gjitha grave të predispozuara të kenë fëmijë, u rekomandohet të marrin 400 miligram acid folik në ditë, si dhe ushqime të pasura me acid folik. Kërkimet kanë treguar që acidi folik, minimizon rrezikun e dëmtimit serioz të fetusit dhe sistemit qendror nervor. Frutat, perimet dhe drithërat e pasura me vitamina, janë produktet të cilat janë më të pasurat me acid folik. Megjithëse është e rëndësishme të fillohet marrja e acidit folik përpara fillimit të shtatzënisë, nuk ka arsye të shqetësoheni edhe pse shtatzënia mund të ketë filluar, përkundrazi, filloni menjëherë të merrni acid folik dhe të hani ushqime të pasura në acid folik. E këshillueshme është të merrni acid folik çdo ditë, për të paktën 12 javë. Ushqime të pasura në acid folik janë brokoli, lulelakra, lakra kineze, lakra, speci i kuq, spinaqi, sallatë jeshile, avokado, patate, lakër e bardhë dhe e kuqe, domate, qepë, presh, karrota, arrat, bajamet, lajthitë fasulet e sojës, fasulet e bardha etj. Nga frutat, bananet, portokalli, mani i kuq, luleshtrydhet, lëng portokalli, lëng kumbullash.

Artikull me interes :   Pse ushqimet e mbetura nuk duhet të mbështillen kurrë në letër alumini

Hekuri – nevoja rritet në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë rritet nevoja për hekur më shumë se sa për produkte të tjera ushqimore. Arsyeja është se sasia e gjakut rritet duke mundësuar dërgimin e ushqimit dhe oksigjenit tek fetusi. Hekuri është shumë i nevojshëm për gjakun. Mirë është të kihet parasysh që, trupi asimilon hekurin më mirë kur ushqime të pasura në vitaminë C – ( p.sh. fruta, lëngje frutash dhe perime) hahen në të njëjtën kohë me ushqimet e pasura në hekur. Hekuri nga ana tjetër nuk asimilohet mirë nëse çaj, kafe apo qumësht pihet me ushqimin. Konsultorja e grave ndjek nga afër parametrat e gjakut të grave shtatzëna dhe megjithëse nëna e ardhshme përdor ushqim të shëndetshëm, mundet që asaj t’i rekomandohet të marrë dozë shtesë hekuri. Ushqime të pasura në hekur janë mishi dhe nënproduktet e tij, fasulet, fruta të thata, perimet jeshile, drithëra të pasuruara me hekur, farërat, bukë me krunde.

Kalçium dhe vitamina D – për kockat

Nevoja për kalcium rritet në shtatzëni në periudhën kur kockat e fëmijës fillojnë të krijohen dhe marrin këtë përbërës kryesor prej nënës. Mënyra më e lehtë për të plotësuar nevojën për kalcium është të pihen dy deri tre gota (ose pjata) qumësht ose produkte qumështi dhe kjo është një sasi normale ditore. Gratë që nuk pinë qumësht, mund të zgjedhin qumësht soje të pasuruar me kalcium. Mirë është të përdoren produkte me përqindje të vogël yndyre pasi qumështi, përmban shumë kalori dhe grumbullon përbërës dhjamorë. Djathi mund të përdoret gjithashtu në vend të qumështit pasi 25 gram djathë, përmban të njëjtën sasi kalciumi si dhe një gotë qumësht. Vitamina D është e nevojshme që kalciumi të tretet në organizëm. Pak produkte përmbajnë vitaminë D me përjashtim të vajit të peshkut dhe peshqit e dhjamosur. Grave ju rekomandohet të marrin një multivitaminë me vitaminë D. Gratë të cilat hanë ushqim të shumëllojshëm dhe të pasur në kalori, kryesisht nuk ka nevojë për vitamina shtesë me përjashtim të acidit folik dhe vitaminë D dhe nëse është e nevojshme, hekur, në pjesën e dytë të shtatzënisë.

Në të kundërt, nëse mendohet që ushqimi nuk është i shumëllojshëm dhe i kombinuar mirë, duhet sigurisht të merret një multivitaminë ose vitamina të cilat janë përshtatur për gratë shtatzëna. Nuk duhet të merren më shumë vitamina sesa racioni ditor dhe ato gra që marrin vaj peshku duhet të zgjedhin multivitamina që nuk përmbajnë vitaminën A. Arsyeja është se, vitamina A mund të dëmtojë fetusin, kur përdoret në sasi të mëdha. Mëlçitë nuk janë një ushqim që këshillohet të përdoret gjatë shtatzënisë për shkak të sasisë së lartë të vitaminës A që ato përmbajnë. Lëndët toksike është mirë të shmangen plotësisht. Alkooli dhe duhani dëmtojmë drejtpërdrejt fetusin dhe studimet më të fundit kanë treguar që të dyja, alkooli dhe duhani, duhen eliminuar plotësisht gjatë shtatzënisë.

Artikull me interes :   Xhinxher dhe turmerik, kombinimi që mbron trurin dhe zemrën

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës