Ushqime

9 ushqimet që duhet të konsumoni për të nxitur vëmendjen, përmirësuar memorien, çliruar stresin

Të gjithë ne kemi një ide të përgjithshme se çfarë duhet të konsumojmë për qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por disa ushqime të veçanta mund të ndihmojnë trurin dhe trupin tuaj për të nxitur vemendjen, përmirësuar memorien, çliruar stresin dhe hequr lodhjen.
Brokoli dhe perimet e tjera jeshile të cilat kanë përmbajtje të vitaminës B, për të cilën studimet kanë treguar se ndihmon për të luftuar humbjen e kujtesën.

Salmoni
Salmoni ka në përbërjne e tij acidet yndyrore omega-3, të cilat janë mjaft të rëndësishme për produktivitetin e trurit. Kërkimet kanë gjetur se mungesa e omega-3 çon në lodhje, kujtesë të dobët dhe luhatje të humorit. Trupi nuk mund t’I prodhojë vetë këto substanca, prandaj është e rëndësishme që t’I marrë ato nëpërmjet ushqimit.

Artikull me interes :   Pesë ushqimet që duhet t’i hani në mëngjes për të humbur peshë

Avokado
Avokado ofron më shumë se shija e tij e mrekullueshme. Konsumi i këtij fruti nxit trurin, kërkimet kanë treguar se avocado përmban acidet yndyrore që i mbajnë qelizat nervore në tru të shëndetshme.

Arrat
Arrat kanë në përbërjen e tyre vitaminë E, që studimet kanë treguar se konsumimi i tyre ndihmon në ngadalsimin e plakjes. Arrat gjithashtu janë të pasura me Omega-3.

Spinaqi, brokoli dhe perimet e tjera jeshile
Bimët më gjethe të errët jeshile janë të pasura me vlera ushqyese. Disa studime kanë treguar se Spinaqi dhe brokoli ndihmojnë ngadalsimin e plakjes, si dhe janë të pasura me hekur, një mineral i rëndësishëm që ndihmon me qarkullimin e oksigjenit në trup.

Artikull me interes :   Historia antike dhe vlerat dietike të bishtajoreve

Frutat e pyllit
Të pasura me anti-oskidante kanë efekt të parandalojnë shumë sëmundje si dhe kanë pak kalori.

Vera e kuqe
Shërben për të mbajtur zemrën të shëndtetshme, përmban një përbërës që ndikon në jetëshatësi.

Fasulet
Fasulja është një nga ushqimet më ekonomike të listës suaj të pazarit. Është e pasur me karbohidrate dhe proteina, ndihmojnë për të stabilizuar nivelet e gluceozës dhe heq lodhjen.

Çokollata e zezë
Studimet e fundit tregojnë se çokollata e zezë ka një lidhje të rëndësishme me funksionet e trurit. Saktësisht, çokollata ndihmon në furnizimin etrurit me gjak, duke e nxitur për të punuar më shpejt se zakonisht.

Speci i kuq
Janë të pasur me një substancë, e cila shërben si një çlirues natyral nga dhimbjet. Ndihmon trupi për të humbur peshë. Kështu që, kur të gatuani, në vend të kripës apo të piperit të zi, përdorni specin e kuq, një zgjidhje më e zgjuar.

Artikull me interes :   Festivali AgroFesta 20, 21 dhe 22 Gusht 2021 në Krushë të Madhe

Burimi: Shqip.al