Këshilla

Njihuni me 5 zakonet e mira që ju zgjasin 10 vjet jetë

Merrni një dietë të shëndetshme, bëni ushtrime fizike rregullisht (të paktën 30 minuta në ditë), mbani peshën trupore normale, mos pini shumë alkool dhe mos pini duhan: këto 5 zakone të mira zgjasin jetën më shumë se 10 vjet.

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga ekspertë të Harvardit në Shkollën e Shëndetit Publik në Boston dhe botuar në revistën ‘Circulation’.

Hulumtimi ka zbuluar gjithashtu se ata që mbeten besnikë ndaj 5 zakoneve të shëndetshme paraqesin 82% rrezik më pak për të vdekur nga shkaqet kardiovaskulare dhe 65% më pak për të vdekur nga kanceri sesa ata që nuk ndjekin stilin e jetesës së duhur.

Artikull me interes :   5 pajisjet shtëpiake të rrezikshme (nëse nuk pastrohen rregullisht)

Epidemiologët nga Harvard Chan analizuan të dhënat nga një mostër prej 78,865 grave të monitoruara për një periudhë prej 34 vjetësh dhe 44,354 meshkuj të monitoruar për 27 vjet. Doli se ata që nuk kanë adoptuar 5 sjelljet e shëndetshme në moshën 50 vjeç paraqisnin një jetëgjatësi prej 29 vjet për gratë dhe 25.5 për meshkujt.

Në vend të kësaj, për ata që pranuan të gjitha 5 stilet e duhura të jetesës në moshën 50 vjeç, ata kishin një jetëgjatësi prej 43.1 vjetësh për gratë dhe 37.6 vjet për meshkujt; me fjalë të tjera diçka si 14 vite të tjera të jetës për gratë dhe 12 më shumë për meshkujt sesa ata që nuk kanë adoptuar zakone të shëndetshme.

Artikull me interes :   Si t’i kombinojmë ushqimet për një dietë dobësuese

Gratë që konsumojnë një sasi të konsiderueshme frutash të thata dy herë në javë mund të zgjasin jetën e tyre me të njëjtën mënyrë siç ndikon e qeshura.

Nga studimi që kryen kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit, u arrit në përfundimin se femrat të cilat konsumonin nga një lugë arra të thyera për pesë ose më shumë javë kishin më pak rrezik të vuanin nga një sulm zemre, krahasuar me femrat të cilat konsumonin shumë pak arra. Përveç se ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, frutat e thata parandalojnë edhe kancerin e gjirit

Burimi: Gazeta-Shqip.com