Kuriozitete

3 vjeçari nuk mund të marrë çertifikatë lindjeje, emri i tij është shumë i gjatë

Dy prindër në Java (Indonezi), i ka shkruar presidentit të vendit, duke iu lutur për një çertifikatë lindjeje për fëmijën e tyre trevjeçar.

Zyrtarët lokalë dhe regjistruesit e gjëndjes civile refuzuan ti jepnin çiftit Arif Akbar dhe Suci Nur Aisyiah, një certifikatë lindjeje për fëmijën e tyre sepse emri i tij ishte shumë i gjatë dhe nuk i përshtatej dokumentit.

Emri i plotë i fëmijës së tyre: Rangga Madhipa Sutra Jiwa Cordosega Akre Askhala Mughal Ilkhanat Akbar Sahara Pi-Thariq Ziyad Syaifudin Quthuz Khoshala Sura Talenta.

Babai i fëmijës me emrin kilometrik shpjegoi se emri i djalit të tij ka lidhje me historinë e qytetërimit islam.

Ai shprehu optimizmin se duke e emëruar djalin e tij sipas personaliteteve dhe vendeve historike, ai do të rritej si një “figurë globale” dhe do të ketë perspektivë dhe aftësinë për të realizuar ambiciet e tij.

Artikull me interes :   A është e mundur të hysh brenda ëndrrave? Një zbulim ndriçon misteret e gjumit

Emrat e shumtë të fëmijës, sipas babait, kanë implikime filozofike që korrespondojnë me shpresat dhe lutjet e prindërve të tij për të ardhmen e djalit.

Pas tre vitesh përpjekje të kota për të marrë një çertifikatë lindjeje për fëmijën e tyre, çifti ndërmori një hap të paparë: ata i shkruan drejtpërdrejt Presidentit të Indonezisë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Burimi: Bioutiful.al