10 ushqime që krijojnë varësi e që duhet tu rrini larg
Nëse një copë picë nuk ju mjafton, apo nuk mund t’u thoni jo patateve të skuqura… Po veproni kundër vullnetit? Disa ushqime kanë aftësi të na bëjnë të krijojmë varësi. Por si mund t’ia dalim?
Nga pikëpamja ushqyese, një ushqim që ka efektin “drogë”, karakterizohet me praninë me bollëk të kripës, sheqerit apo yndyrës”, shpjegon Dr. Stefano Erzegoves, specialist në Psikiatri dhe Shkencën e Ushqimit, pranë Qendrës së Shqetësimeve Ushqimore të spitalit San Raffaele Turro.
Kjo vlen qoftë edhe nëse ushqimi në fjalë është i ëmbël ose i kripur, si në rastin e ëmbëlsirave industriale që kanë përqindje të lartë kripe, ose sandviçëve, sallatave të gatshme që përmbajnë elementë të lartë sheqeri. Për sa i përket ushqimeve shpesh ndalimi i tyre shpesh mund të japë efekt të kundërt. Ja çfarë thotë një pacient obez për ushqimin e mbetur? “E di që kjo dhemb, po kur ha ushqim të mbetur është sikur të merrja një përqafim nga mami, të shpejtë dhe të dobishëm”.
Pica
Në studimin e dedikuar për këtë temë dhe të botuar në Plos One, mes ushqimeve të para si “drogë” është pica, veçanërisht ajo e paketuar, ku mungesa e përbërësve të freskët në avantazh me ato industriale, bën pothuajse një tundim absolut. “Kjo sigurisht është e vërtetë për picat amerikane, të bërë me miell ultra të rafinuar dhe plot me aditivë për të rritur ngritjen dhe ruajtjen, thotë Erzegovesi, që për të kufizuar rrezikun është e këshillueshme të zgjedhësh “për një picë të bërë me miell gruri tokësor, më mirë me përzierje gruri dhe grurë të fortë. Do ishte mirë pa shumë kripë shoqëruar me një sasi të madhe mocarelash, domate dhe vaj ulliri ekstra të virgjër”.
Çokollata
Për të reduktuar efektin e varësisë është padyshim më e mirë çokollata e errët, sepse çokollata me qumësht përmban shumë yndyrë. “Sa më shumë që përmban qumësht sheqer dhe pluhur, aq më shumë çokollata i afrohet “drogës” dhe nuk është e mirë për shëndetin tonë”, thotë specialistja në Qendrën Shëndetësore të spitalit San Raffaele Turro – ja pse ideale janë çokollatat e errëta, me kakao mbi 70%. Por edhe këto nuk duhet të hahen disa herë në ditë: doza e duhur është dhjetë gram, që korrespondon me dy copa të vogla.
Biskotat
Është e vështirë t’i gjesh pa aditivë, prandaj i fusni biskotat në listën e ushqimeve që duhet t’i mbani larg. “Në fakt janë një koncentrat i sheqerit, kripës dhe yndyrës”, përfundon Erzegovesi – me përqindje yndyre ndonjëherë të denjë nga djathërat më të pasur. Mjafton të hani vetëm një, shumë ngadalë, për të pasur në çast “një shije të madhe”, pasuar nga një ndjenjë e pakëndshme, nëse i përtypim ngadalë para se ti gëlltitim. Ky është shkak që në përgjithësi të gjitha ushqimet e mbetura dhe “droguese” kërkojnë të hahen me nxitim. Duke i ngrënë ngadalë, është një mënyrë e shkëlqyer për tu njohur më mirë me shijen dhe për tu mbrojtur”. “Gjëja më e mirë është bërja e biskotave vet, – sugjeron Dr.Avena në faqen e Health.com – që të mundemi të kontrollojmë përbërësit dhe të zvogëlojmë sheqerin”.
Patatina të paketuara
Sasia e madhe e kripës, si dhe e tepërt e vajrave të kashtës, e bëjnë atë mes ushqimeve “droguese” më parësore. Sikur të mos mjaftonte, patatinat janë edhe të kripura dhe për nga vlerat ushqyese “bosh”, që do të thotë se, ato nuk mbushin asgjë në stomakun tonë ndaj ne përfundojmë duke i ngrënë pa pushim. “Më mirë të zgjedhësh ushqime të papërpunuara që vijnë nga skuqjet”, këshillon Erzegovesi, kështu që edhe nëse duam patate të skuqura, le t’i bëjmë një herë në javë në shtëpi, me më pak kripë, me shumë erëza dhe bimë aromatike dhe me vajin e zgjedhur prej nesh.
Akullore
“Duke pasur parasysh përqindjet e sheqerit dhe yndyrës, po të mos ishte e ftohtë, nuk do lodheshim ta hanim përderisa rezulton jo e shëndetshme”, komenton specialistja italiane, e cila sugjeron, megjithatë n.q.s. nuk mund të bëni pa akullore. “Zgjidhni ato artizanale, por duke e konsideruar atë si një ushqim të vërtetë dhe jo një vakt ushqimor përveç kësaj, ose të hahet në vend të gjellës së parë ose të dytë. Një tjetër truk (për të shmangur varësinë) mund të jetë duke blerë një pako të vetme në vend të shtesave të mëdha. Do të ishte akoma më mirë mos të kishit akullore në shtëpi, thotë Dr. Avena, kështu që do të jeni të detyruar të dilni vetëm për të blerë ato.
Ëmbëlsirat
Është shumë e vështirë të kufizosh veten vetëm me një copë tortë, sepse dëshira për më shumë është shumë fortë. Edhe në këtë rast, luajtja e një roli kryesor është prania e kripës, sheqerit dhe yndyrës, thotë Erzegovesi, kështu që më mirë ti kufizojmë ëmbëlsirat industriale dhe të zgjedhim ato të bëra në shtëpi, mbase me fëmijët tanë, duke favorizuar sasinë e ulët të miellit, dhe një përqindje më të arsyeshme të sheqerit dhe të gjalpit.
Patatet e skuqura
Ashtu si patatet e skuqura në qese, prodhimet e ushqimit të shpejtë do të jenë gjithmonë tundimi i papërmbajtshëm për ti ndaluar, prandaj duhet të zgjidhni patate të skuqura me pak yndyrë. Dhe kjo vlen edhe për patatet e ëmbla të skuqura. Ideale do të ishte ti bëni vet ato – këshillon Erzegovesi, duke i gatuar në furrë, në vend që ti skuqim.
Hamburger
Me ushqimin e shpejtë që përgatitet, t’a dalësh të heqësh dorë nga kjo yndyrë e papastër dhe e plotë është pothuajse e pamundur dhe disavantazhet nuk janë vetëm për belin, pasi një dietë e pasur me mish të kuq mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të rënda, të tilla si kanceri kolorektal, diabeti i tipit 2 dhe veshkat. Edhe në këtë rast, përgatitja e hamburgerit vet është zgjidhja më e mirë, thotë Dr. Avena, nëse e eliminoni krejtësisht bukën dhe ta hani atë natyrshëm. E rëndësishme është mos ta ekzagjerosh me shpeshtësinë. Është mirë që hamburgeri të hahet në shtëpi ose në restorant, nëse është gatuar për momentin, por jo më shumë se një herë në dy javë, rekomandon Erzegovesi.
Drithërat në mëngjes
“Një triumf i kripës, sheqerit dhe yndyrës, maskuar nga një produkt i shëndetshëm që bën kaq mirë”. Është më mirë të bleni lëndë të para të drithërave natyrisht dhe të bëni vetëm përzierjen e drithërave të mëngjesit duke shtuar vajra, fruta të freskëta dhe të thata. Në këtë mënyrë ju do të zgjidhni në përzierje të këndshme dhe sigurisht shumë më pak të varur, sugjeron gjithmonë specialistja e Psikiatrisë dhe e Shkencës së Ushqimit.
Pulë e pjekur
Është e njëjtë më patate të skuqura, të përgatitura me një sërë aromash, ato krijojnë një varësi nga e cila nuk mund të heqësh lehtë dorë. Për të zvogëluar efektin e varësisë, Dr. Avena sugjeron, “ta gatuajmë pulën në furrë ose, përndryshe të eliminojmë pjesën e skuqur”.
Burimi: Gazeta-Shqip.com