Receta

Derri i egër i zier ngadalë

Përbërësit:

2 kg Kofshë Derri të Eger

3 Gjethe Dafine

1 Lugë e Vogël Piper

125 ml Lëng Pule (ose 1 Tablet Pule)

1 Litër Lëng Molle 

3 Kokrra Qepë

2 Thelpinj Hudhër

Kripë

2 Lugë Gjalp

2 Portokalle

2 Qitro të Vogla

4 Gjethe Sherebel.

Përgatitja:

1) Lani mishin e derrit, thajeni dhe më pas vendoseni në një qese te madhe per ngirje (6 litërshe).

2)Shtoni gjethet e dafinës, piperin, lëngun e pulës dhe lëngun e molles. Lidheni qesen fort dhe lëreni per 8-12 orë (një natë) ne frigorifer.

3)Qëroni qepët dhe hudhrat dhe i presim ne kubik.

4) Merrni mishin ne qese ne frigorifer, hidheni lëngun në një tas te madh dhe thajeni mishin me një picet guzhine. Heqim pjesën e dhjamit me një thikë të mprehtë dhe lyeni të gjithë anët e mishit me piper dhe kripë.

Artikull me interes :   Speca të mbushur me spinaq dhe qiqra

5) Ngrohni gjalpin në një tigan dhe skuqeni mishin në temperaturë të lartë nga të gjitha anët. Shtoni qepën dhe hudhrën dhe gatuajeni deri sa të zbutet.

6) Shtoni lëngun që e kemi ruajtur ne tas, mbulojeni me një kapak (ose letër alumini) dhe futeni në furrën e ngrohur me parë ne 180°C rreth 2 1/2 orë duke e kthyer rregullisht.

7) Hiqeni kapakun dhe ngrijeni temperaturën ne 200°C. Ktheni mishin dhe gatuajeni për 30 minuta më shumë deri sa të formohet një kore.

8) Ndërkohë, me një thikë të mprehtë i heqim lëkurën qitrove dhe portokalleve, në mënyrë që pjesa e hidhur te jetë hequr. I presim frutat në feta dhe i heqim membranën në mënyrë të tillë që të dalë lëngun i tyre.

Artikull me interes :   Si të bëjmë Qofte Pule pa Gluten

9)Hiqeni mishin nga furra dhe mbulojeni që të jetë i ngrohtë. I heqim gjethet e dafinës dhe e hedhim lengun e mbetur në një tenxhere. E lëm te ziej per 10 minuta më shumë.

10) Lani gjethet e sherebelës, i thani me nje picete dhe pritini hollë.

11) Ne tenxhere ku zien lengu i mbetur shtojm portokallet dhe qitrot e prera më parë dhe gjethet e sherebeles të prera dhe e gatuajm per 5 minuta. Shtoni piper dhe kripë.

15) Priteni mishin e derrit në feta dhe e sherbejeni me salcen e portokallit dhe qitros.

Burimi: mia.al